Disa bimë kanë fara helmuese. Kjo është një metodë e efektshme për t’u mbrojtur nga gjallesat që përpiqen për t’u ushqyer me to. Mirëpo një lloj papagalli që jeton në Amerikë mund të ushqehet me këto fara helmuese dhe nuk ndikohet aspak. Ju jeni kureshtarë të dini se si ndodh kjo, apo jo?
Stegosaurusi, një lloj i Dinosaurëve, ka qenë i gjatë 9 m dhe me madhësinë sa një autobus , mirëpo përkundër saj truri i tij e ka pasur madhësinë sa një arrë.
Mushkëria juaj e majtë është më e vogël se mushkëria juaj e djathtë për shkak se duhet të krijojë hapësirë për zemër. Mushkëritë janë pothuajse të ngjashme në madhësi, zemra e njeriut, edhepse është e vendosur gati në mes, ajo anon pak në të majtë duke e bërë të ketë më shumë hapësirë në atë pjesë të trupit dhe duke ia zënë vendin mushkërisë te majtë.